Ish-pronari i kompanisë së makinave Nissan u largua nga Japonia i fshehur në një çantë violinçeli pasi akuzohej për korrupsion.
Carlos Ghosn u arrestua në nëntor të 2018 me katër akuza të falsifikimit të pasqyrave financiare dhe qëndroi 100 ditë në paraburgim.
Më pas 65 u vendos në arrest shtëpie në pritje të gjykimit, por arriti të shmangte mbikëqyrjen e policisë.
Një grup personash u të veshur si muzikantë u futën në shtëpinë e miliarderit për të performuar në një festë që ai vetë kishte organizuar.
Ata u larguan sëbashku me Ghosn të cilin e kishin fshehur brenda çantës së violonçelit.
65 vjeçari më pas u largua nga Japonia për në lindjen e mesme nëpërmjet një pasaporte false.
Sipas raportimeve të policisë, kjo ishte një skemë e mirëmenduar dhe e organizuar kohë më parë.
Ata dyshojnë se Ghosn është larguar për në vendin e lindjes në Liban, ku nuk ka marrëveshje për ekstradim me Japoninë.