image Hajnat ia vjedhin çantën polices në Graçanicë

Siguri

Hajnat ia vjedhin çantën polices në Graçanicë

news image

Cak e viktimë e hajnave në Kosovë nuk po janë vetëm qytetarët. Tani ata kanë filluar të vjedhin edhe policët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 18:15 në fshatin Llapnaselë të Graçanicës.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se atje hajnat kanë arritur t’ia vjedhin çantën një zyrtareje policore.

Këto burime bëjnë të ditur se në çantë policja kishte ID-në zyrtare dhe dokumente të tjera personale, një telefon dhe 100 euro para të gatshme. /Gazeta Sinjali/