image Vjedhje e rëndë në Prishtinë/ Në pikë të ditës hajnat ia vjedhin çantën e mbushur me dollarë, franga e euro

Siguri

Vjedhje e rëndë në Prishtinë/ Në pikë të ditës hajnat ia vjedhin çantën e mbushur me dollarë, franga e euro

news image

Një grabijte e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se viktima ka deklaruar se dy persona të maskuar ia kanë grabitur një çantë dore në të cilën kishte para kesh, 3 mijë e 100 dollarë, 2 mijë e 500 franga, 150 euro dhe mbushje telefoni në vlerë të 25 eurove.

Gjithashtu është bërë e ditur se në çantë viktima posedonte edhe një telefon dhe dokumente personale.

Dukuritë negative janë duke shënuar rritje në Kosovë, çdo ditë Sinjali raporton për disa ngjarje të tilla.

/Gazeta Sinjali/