image Ish-ministrja Hoxha paralajmëron padi ndaj gazetares Jeta Xharra

Ish-ministrja Hoxha paralajmëron padi ndaj gazetares Jeta Xharra

news image

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, katër ditë më parë ka paralajmëruar se do ta padis për shpifje, gazetaren Jeta Xharra, pasi kjo e fundit, sipas saj, ka shpifur kur ka raportuar se me paratë e taksapaguesve të Kosovës është paguar lobimi në favor të idesë së korrigjimit të kufijve.

Pas një publikimi tjetër të gazetares Xharra rreth lobit për idenë e korrigjimit të kufijve, Hoxha ka reaguar përsëri.

“Gazetarja Jeta Xharra paska vazhduar prapë me shpifjet e saj edhe me shkrimin e sotëm. Pas konsultave me avokatin tim, edhe ky shkrim do të përfshihet në padi të cilën do ta dorëzoj këtë javë”, ka shkruar Hoxha në faqen e saj në Facebook. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/dhurata.hoxha.official/posts/3331833633493712?__xts__[0]=68.ARD4kJ7uem0J5xtkG8qAojfCi9PWTtDsJT3cT5S5L_qanPVkYTkrmGbwvaMPBGRSZMaq_fWvpqhR9BN3NH96Nqc76XoSEaLPb_DWf6xTBkRAx169FCJr0s0ATh_fGzXvEU0_Z0GhAqE3Vgpq1uTzA5WqfAATiL7EMAqla3u6MzBuFck94gbMko1AkkNn-OgUF_tvTV7yPsjQJRJMpOHUkxMpNmNvgQ_Q94lu9Fiu3xtqzvsHVd8H0O3NIFvyEwM98H2tJAp0MVaVjx1rmwL9dW5jNccL73Mnht-8cjUNG0RUODj1IKx5yRIFY414skNUnMdDzrr5qgk_kqATOq9Zlw&__tn__=-R