image Ish-ministri i PDK-së i mbajti në ministri 31 zyrtarë që s'kishin shkuar kurrë në punë

Kosovë

Ish-ministri i PDK-së i mbajti në ministri 31 zyrtarë që s’kishin shkuar kurrë në punë

news image

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur parregullsi në mënyrën e dhënies së pagave për 31 ish-pjesëtarët e strukturave paralele në veri të vendit nga ana e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporti, gjatë vitit 2019.

Sipas raportit të ZKA-së për pasqyrat financiare të MKRS-së për vitin 2019-të, në kohën kur ministër ishte Kujtim Gashi i PDK-së, 31 pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ’Mbrojtja civile’ nuk kanë shkuar në punë.

Bazuar në vendimin e Qeverisë të vitit 2015, 31 pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’ ishin caktuar në departamente të ndryshme të MKRS-së në veri të vendit.

Për këta zyrtarë, MKRS-ja nuk ka ofruar ndonjë dëshmi, siç janë: vijueshmëria në punë apo raporte për punën e kryer gjatë vitit 2019, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ligjit Për Shërbyesit civil të Republikës së Kosovës punëtorët janë të obliguar të punojnë 40 orë në javë.

Sipas këtij raporti, pagesa e pagave të tyre pa shkuar fare në punë ka shkaktuar dëmtim të buxhetit.

Në raport thuhet se ky problem po përsëritet për vite me radhë rekomandon që ministri përkatës t’i ndërmerr veprimet e nevojshme apo ta adresojë  këtë edhe në Qeveri./Gazeta Sinjali/