image Ish-ministri i Mbrojtjes: Serbia po armatoset vazhdimisht, ky është kërcënim real për Kosovën

Siguri

Ish-ministri i Mbrojtjes: Serbia po armatoset vazhdimisht, ky është kërcënim real për Kosovën

news image

Në mbledhjen e 65-të me radhë të mbajtur sot, qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar Strategjinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 2021 – 2030, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim, sipas ish-ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, është shumë kontribuues për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

Berisha thotë se armatosja e vazhdueshme e Serbisë mbetet kërcënim real për Kosovën.

“Serbia vazhdimisht po armatoset me armë të kalibrave të ndryshëm dhe armatimi që ata e blejnë tregon edhe për pretendimet e tyre që i kanë në rajon. Edhe vlerësimi i kërcënimeve se Serbia është një prej shteteve apo fqinjëve që e rrezikojnë Kosovën është shumë i saktë”, tha ai në Klan Kosova.

Megjithatë, ai thotë që qytetarët e vendit nuk duhet të shqetësohen për siguri, derisa është FSK-ja dhe KFOR-i.

“S’është hera e parë që kanë dalë me deklarata kërcënuese. Nuk mendoj se ka seriozitet në to përpos politikës ditore që e bëjnë. Përveç FSK-së në Kosovë janë edhe partnerët tonë, KFOR-i, prandaj qytetarët s’e kanë asnjë arsye që të brengosen, sepse për çdo ditë institucionet e Kosovës po forcohen”, shtoi ai.

Berisha tha se Kosova s’duhet të pranojë vaksina nga Serbia për të ndaluar përpjekjen e saj që të duket shtet human para botës, derisa në të vërtetë është krejt e kundërta./Gazeta Sinjali/