image Ish-kryetari i Leposaviqit: Nuk duam të jetojmë në Kosovën e pavarur, duam Serbinë

Politikë

Ish-kryetari i Leposaviqit: Nuk duam të jetojmë në Kosovën e pavarur, duam Serbinë

news image

Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, ka thënë për televizionin serb Pink se “pas incidentit në territorin e komunës së Zubin Potokut tensionet janë shtuar edhe në territorin e komunës së Leposaviqit”.

“Megjithatë populli është i vendosur që të vazhdojë në këtë luftë dhe është i vendosur të luftojë për një të ardhme të sigurt në këto zona”, tha Todiç që u largua nga vendi i punës në momentin kur serbët kolektivisht vendosën të lëshojnë radhët e institucioneve të Kosovës në nivel politik dhe administrativ.

Todiç, duke folur për rastin e së dielës mbrëma kur u dëgjuan të shtëna të shumta në një vend afër barrikadës në Zubin Potok, mohoi se bandat kanë sulmuar KFOR-in, derisa është marrë edhe me konspiracion, duke pohuar se pikat kufitare po armatosen.

“Është shqetësuese fakti se në stacionin policor janë futur armë, d.m.th snajper dhe kjo tregon qartë qëllimet e Qeverisë nga Prishtina. Gjithçka për të cilën kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë tani po realizohet”, tha Todiç.

“U krijua uniteti, i cili ishte shumë i nevojshëm. Ne nuk kemi çfarë të kërkojmë nga institucionet e Kosovës kur marrim vetëm dhunë dhe tyta të gjatë prej tyre. Kësaj radhe nuk ka asnjë koncesion, kjo është Serbia për ne, populli nuk dëshiron të jetojë në Kosovën e pavarur”, deklaroi Todiç.

/GazetaSinjali/