Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka kandiduar për deputet në këto zgjedhje nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, Syla nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme për ta siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Sylë Hoxha ka marrë 2 mijë e 768 vota, të pamjaftueshme për t’u bërë deputet./Gazeta Sinjali/