image Ish-konkurrenti i Përputhen sfidoi policinë, por e pësoi dënimin - Sinjali

Ish-konkurrenti i Përputhen sfidoi policinë, por e pësoi dënimin

news image

Ish-konkurrenti i Përputhen, Fation Kuqari është dënuar nga Policia, pasi kishte publikuar një video ku shihej duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Ai postoi një video në rrjetin social “Instagram”, duke ngasur veturën me shpejtësi mbi 215 km/h me veturën e tij të tipit “Audi”.

Videoja është bërë shumë shpejt virale, derisa ra edhe në syrin e policisë, ku kjo e fundit e ka ndëshkuar Fationin me gjobë prej 330 euro, përcjell Gazeta Sinjali.

Nuk është hera parë që Fationi hedh kësi lloj postime në rrjete sociale me veturat e tij luksoze.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin