image Ish-komandanti amerikan: Do të ishte gabim tërheqja e trupave nga Kosova

Siguri

Reagim/ Ish-komandanti amerikan: Do të ishte gabim tërheqja e trupave nga Kosova

news image

Ish-komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Ben Hodges, ka kundërshtuar idenë e tërheqjes së trupave amerikane dhe ato të KFOR-it nga Kosova.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkroi se KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon.

Duke tërhequr paralele me një ndeshje basketbolli, ai tha se tërheqja e trupave ushtarake do të ishte si të largoheshin lojtarët më të mirë në momentin më të rëndësishëm të ndeshjes për të fituar lojën.

“Do të ishte gabim… KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon. Tërheqja e tyre tani, para se të zbatohen marrëveshjet, do të ishte njëjtë me tërheqjen e lojtarëve titullarë pak para se të kaloje në epërsi në mesin e çerekut të katërt”, shkroi Hodges./Gazeta Sinjali/