Xhavit Beqiri, ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas rezultateve preliminare të KQZ-së, sipas të cilave, Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta, shkruan Gazeta Sinjali.
Beqiri ka kërkuar dorëheqjen e kreut të kësaj partie, Isa Mustafa dhe nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut.
“Isë, Agim & company, përveçse si akt moral, dorëheqjen e keni mundësi për me tregue edhe dinjitet! Shkoni… e keni katranosur!”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/