image Ish-kandidati për deputet nga VV-ja, mbështet Rudarin e LDK-së për kryetar në Podujevë

Kosovë

Zgjedhjet/ Ish-kandidati për deputet nga VV-ja, mbështet Rudarin e LDK-së për kryetar në Podujevë

news image

Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme me 15 mars për shkak se i pari i saj, Agim Veliu, ka marrë detyrën si ministër i Punëve të Brendshme.

Garës për kryetar i kanë hyrë tre kandidatë nga tri partitë më të mëdha në vend, Nexhmi Rudari nga LDK,  Naim Fetahu nga PDK dhe Shpejtim Bulliqi nga VV.

Ndërkaq, Nexhmi Rudari i LDK-së po mbështetet edhe nga ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e Vetëvendosjes, Gazmend Islami, e i cili mori 4 mijë vota.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ku në fotografi shihet edhe Islami

“Sot me kryetaren e Ballit Kombëtar Demokrat – dega Podujevë, Arjeta Fetahu, rikonfirmuam marrvëshjen e bashkëpunimit të cilën e kishim arritur në pjesën e parë të mandatit. Sipas marrëveshjes, BKD, me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e saj do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarin. Ky është edhe një konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes dy subjekteve tona në pjesën e parë të mandatit qeverisës në Podujevë”, ka shkruar Veliu./ Gazeta Sinjali/