image Ish i dashuri e rrah dhe e dhunon një grua në Prishtinë – arratiset

Siguri

Ish i dashuri e rrah dhe e dhunon një grua në Prishtinë – arratiset

news image

Një grua ka raportuar në Polici se ish i dashuri i saj, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka dhunuar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari ende ndodhet në arrati, raporton Gazeta Sinjali.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj mashkull kosovar,  e ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer veprën e lartcekur.  Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore. I dyshuari ende gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

/GazetaSinjali/