image Ish-gjenerali Clark në Kosovë, takohet me Kurtin

Politikë

Ish-gjenerali Clark në Kosovë, takohet me Kurtin

news image

Ish gjenerali, Wesley Clark po qëndron në një vizitë në Kosovë. Ai është takuar me kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Pas këtij takimi, ka qenë vet Clark i cili është prononcuar para mediave. Ai tha se në këtë takim është folur për projekte energjetike por jo edhe për sigurinë në Kosovë apo rajon.

“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi siguria në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark para mediave.

Clark tutje ka deklaruar se është mirë që Qeveria e Kosovës të jetë e matur karshi situatës së sigurisë.

“Është mirë që Qeveria e Kosovës të jetë e vëmendshme dhe e matur, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, ka thënë Clark. 

Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.  

/GazetaSinjali/