Ish-gazetari i Washington Post, R. Jeffrey Smith ka kujtuar kohën kur ai kishte raportuar 23 vjet më parë për largimin e forcave serbe nga Kosova.
Ai kujton se kishte parë trupat e shqiptarëve të hedhur në puse nga serbët. Smith përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e njëjta histori po përsëritet tani në Ukrainë.
“23 vjet më parë, unë isha në Kosovë ditën kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, duke raportuar për WP. Ndër gjërat më të pakuptueshme që u panë atë ditë: Kufomat e hedhura nga serbët në puse. Historia po përsëritet tani në Ukrainë, me trupa të gjetur në puset ku u tërhoqën rusët”, ka shkruar Smith.
Smith më tej tregon se ishte tronditur nga ajo që kishte parë në Kosovë 23 vite më parë, gjë e cila po shfaqet edhe tani në luftën në Ukrainë.
“U trondita plotësisht nga ajo që pashë në Kosovë, kufomat e futura në puse vetëm disa metra larg. E kisha të vështirë të imagjinoja që njerëzit mund të kishin kaq pak respekt për të tjerët — njerëzit me familje që do të shihnin se çfarë ishte bërë dhe duhet të merrnin trupat. Mjerisht, në Kosovë ajo kalo në një mjet tjetër të degradimit të qëllimshëm: përdhunimin masiv. Dhe kjo gjithashtu është duke u shfaqur tani në Ukrainë”, shkruan Smith.
23 years ago, I was in Kosovo the day Serb forces withdrew from Kosovo, reporting for the WP. Among the most incomprehensible things seen that day: Bodies dumped by Serbs into wells. History is now repeating itself in Ukraine, w/bodies found in wells where Russians withdrew. (1)
— R Jeffrey Smith (@rjsmithnatsec) April 21, 2022