image Ish-futbollisti i Manchester Cityt rikthehet nga pensionimi për të luajtur vetëm një ndeshje

Futboll

Ish-futbollisti i Manchester Cityt rikthehet nga pensionimi për të luajtur vetëm një ndeshje

news image

Joelen Lescot është rikthyer nga pensionimi për të zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare.

Lescot ishte pensionuar nga futbolli në vitin 2018, ndërsa tashmë është bërë zyrtar transferimi i i tij tek skuadra spanjolle, Racing Murcia, shkruan Sinjali Sportiv.

Ai do të zhvillojë vetëm një ndeshje me këtë skuadër sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio.

Ndeshja në të cilën Lescot do të luajë është ndaj Levantes në kuadër të “Copa Del Rey” .

Lescot në të kaluarën ka luajtur në shumë ekipe të Premier Ligës si Everton, Manchester City, Aston Villa dhe Wolves.

Aktualisht ai është 38 vjeçar.

/Sinjali Sportiv/