image Ish-drejtori i SHSKUK-së i cili u shkarkua: Është qesharake që përformancën time ta vlerësojë Bordi

Shëndetësi

Ish-drejtori i SHSKUK-së i cili u shkarkua: Është qesharake që përformancën time ta vlerësojë Bordi

news image

Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i cili gjatë ditës së djeshme u shkarkua nga Bordi, përmes një konference për media tha se është qesharake ta vlerësojë përformancën e tij Bordi i cili u emërua vetëm para 5 muajsh.

“Me fol për përformancë, më doket shumë qesharake, sepse me ta matë Bordi për pesë muaj përformancën është qesharake. Prandaj është keq që dikush ta njollosë emrin, të shkarkojë. Dihet që kemi pengu shumë operatorë ekonomik, kemi dënu shumë operatorë vetëm që të zhvillojnë shërbimin në të mirë të qytetarëve”, tha Sejdiu.

Më tutje, Sejdiu tha gjendja në QKUK është përmirësuar dukshëm, sidomos infrastruktura e saj.

“Ne kemi zhvilluar gjendjen në QKUK, duke rritur numrin e shtretërve nga 4 në 100, po të hysh në objekt vërehet dallimi, ambulancat kanë qenë në bodrume tani janë të digjitalizuara, shërbimet janë përmirësuar. E dimë që kanë qenë skandalet edhe me stenda”, është shprehur Sejdiu para mediave./ Gazeta Sinjali/