Ish-drejtori i Policisë së Shtetit shqiptar, Ardi Veliu, është emëruar zëvendësministër i Energjisë dhe Infrastrukturës në dikasterin që drejtohet nga Belinda Balluku.
Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Muajin e kaluar, Veliu i dorëzoi Edi Ramës dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që e mbajti për më shumë se tre vite shkruan ABCnews.
Dorëheqja erdhi vetëm pak ditë përpara mbarimit të afatit të vendosur nga kryeministri Edi Rama. /GazetaSinjali/