Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadriaj, do të intervistohet gjatë ditës së sotme nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo do të merret në pyetje në Prishtinë prej orës 11:00.
Ndërkohë deri më tani ajo kishte deklaruar se nga prokurorët e Gjykatës Speciale do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares.
Nuk dihet ende se për çfarë raste bëhet fjalë pasi nuk janë dhënë informacione të detajuara nga Gjykata Speciale./Gazeta Sinjali/