Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka folur për arrestimin dhe bastisjen në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se viktimat po nxirren si agresorë dhe sipas tij kjo është e pafalshme.
“Kisha kërku nga dhomat e specializuara nga Gjykata Speciale të mendojnë për veprimet e veta dhe t’i korrigjojnë ato. Dhe mos të përdoren standarde të dyfishta, pasi kjo është e padrejtë sepse viktimat po nxirren si agresorë dhe kjo është e pafalshme”, ka thënë Grabovci.
Ndërsa, sa i përket votimit të Gjykatës Speciale në vitin 2013, ish-deputeti Grabovci është shprehur i penduar për votën e tij të dhënë ndaj kësaj gjykate.
“Unë në atë kohë kam mendu se kjo është në të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa duke i parë tani rrethanat nuk e kisha votu Gjykatën Speciale. Unë qenë ushtar i mbrojtjes së vendit dhe popullit tim, jam i penduar që kam votuar pro krijimit të Gjykatës Speciale”, ka përfunduar ai në Klan Kosova. /Gazeta Sinjali/