Një grua nga Prishtina është ankuar në polici se ish-bashkëshorti i saj po e kërcënon vazhdimisht, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se ajo ka thënë se ish-burri i saj po e kërcënon përmes SMS-ve.
Gjithashtu në lidhje me këtë rast burime të Gazetës Sinjali kanë thënë se nuk ka ndonjë person të arrestuar.
Kjo nuk është hera e parë që një grua kërcënohet nga bashkëshorti edhe pasi që ata kanë vendosur që t`i ndajnë rrugët.