image Ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen do të lirohet nga burgu për shkak të pandemisë

Botë

SHBA/ Ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen do të lirohet nga burgu për shkak të pandemisë

news image

Byroja Federale e Burgjeve ka njoftuar Michael Cohen, ish-avokatin personal të Presidentit Donald Trump, se do të lirohet më herët nga burgu për shkak të pandemisë.
Cohen po vuan dënimin tre vjeçar në kampin federal të burgjeve në Otisville, New York, ku 14 të burgosur dhe shtatë anëtarë të stafit në kompleks kanë rezultuar pozitive për virusin.

Cohen ishte planifikuar të lirohej në nëntor 2021, por atij do t’i lejohet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit nga shtëpia. Ai do të duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë në kampin e burgut para se të lirohet.

Ai u deklarua fajtor në 2018 për evazion fiskal, mashtrim dhe për thyerje të ligjeve për fushatën e financimit, pjesërisht fajtor për gënjimin e Kongresit rreth një plani për të ndërtuar kullën “Trump” në Moskë.

Cohen nuk ishte vetëm avokati i Trump, por ishte personi që i zhduku thuajse të gjitha problemet e tij. Dhe këtu nuk mund të mos përmendin ryshfetet që ai i dha gjatë fushatës së 2016-s, për të blerë heshtjen e dy grave të cilat thuhej se kishin pasur lidhje me Trump.

Presidenti i ka mohuar këto akuza dhe ka thënë se shumë vonë ka mësuar për ryshfetet që Cohen u kishte dhënë dy grave. /Gazeta Sinjali/