image Ish-ambasadori serb: Nuk mendoj se është realiste të presësh shumë nga dialogu Kosovë - Serbi

Kosovë

Ish-ambasadori serb: Nuk mendoj se është realiste të presësh shumë nga dialogu Kosovë – Serbi

news image

Ish-ambasadori serb në Berlin dhe Londër, Ognjen Pribiçeviq, ka deklaruar se nuk është reale pritja e një lëvizjeje gjatë këtij viti në negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fakti që dialogu vazhdon është i mirë, por nuk mendoj se është realiste të presësh shumë nga ky dialog tani”, tha  ndër të tjera ai.

Sipas Ognjen, BE dhe SHBA janë të ngarkuara me probleme të brendshme, duke shtuar se çështjet që duhet të kenë prioritet janë ato të personave të zhdukur, pronësore-juridike dhe ekonomike.

Po ashtu, në lidhje me emërimin e Molly Montgomery në pozicionin e zëvendës ndihmës Sekretarit të SHBA-së për Evropën, ai tha se zgjidhjet personale nuk janë vendimtare.

“Gjëja më e rëndësishme është të mbash ritmin në dialog, edhe nëse është më pak ambicioz”, shtoi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/