image Ish-ambasadori i Kosovës kritikon BE-në: Poshtërsi e madhe që vizat ta kenë këtë kusht

Kosovë

Liberalizim/ Ish-ambasadori i Kosovës kritikon BE-në: Poshtërsi e madhe që vizat ta kenë këtë kusht

news image

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Bashkimin Evropian që po e ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të fillojë asnjë dialog me ndërmjetësim të BE-së nëse bëhem kushtëzime të tilla dhe përulëse, shkruan ai.

Tutje, ish-diplomati kosovar ka shtuar se kredibiliteti i saj në rajon po shënon rënie.

“Poshtërsinë më të madh qe mund ta beje BE-ja me Kosovën është ndërlidhja e liberalizimit të vizave me dialogun me Serbinë”, ka shkruar Peci.

“Dialogu dhe liberalizimit nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetrën”, ka vlerësuar ai.

“Kosova nuk duhet te filloj fare dialogun me ndërmjetësim te BE-nëse vazhdon me kushtëzime të tilla, non sense dhe përulëse”, ka porositur Peci.

“BE-ja ka filluar t’i përngjaje “transformersave”, dhe nuk po e kupton që kredibiliteti i saj në regjion është duke u venitur me rënie të lire”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/