image Isa Mustafa për letrën e fundit të VV-së: Letër me cilësime që nuk është përgjigje zyrtare

Kosovë

Koalicion/ Isa Mustafa për letrën e fundit të VV-së: Letër me cilësime që nuk është përgjigje zyrtare

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për letrën e fundit që VV i ka dërguar LDK-së.

Mustafa para gazetarëve ka thënë se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare dhe e vlerëson letër me cilësime nga ana e VV-së.

“Letrën do ta shohim dhe nuk e konsideroj letër zyrtare dhe që të jetë përgjigje zyrtare. Është një letër me cilësime të cilat nuk janë shumë zyrtare, por ajo çfarë unë mund të ju them është se ne jemi të interesuar ta përmbyllim këtë proces”.

“Jemi të interesuar të gjejmë marrëveshje dhe t’i themelojmë institucionet dhe për këtë do të mundohemi të punojmë maksimalisht dhe për këtë kërkojë që edhe VV si partner i mundshëm të jap kontributin e saj”, ka deklaruar Mustafa.

Më tutje ai është pyetur për mënyrën e komunikimit nga VV, ku e ka konsideruar si komunikim normal dhe çështje të VV-së.

“Komunikim kemi pas gjithmonë dhe unë shkruhem me zotëri Kurtin dhe komunikojmë me mbajtjen e takimet, por nuk mund t’i instruktojmë se si të komunikojnë”.

“Në qoftë se mbajmë një [mbledhje v.j] këshill, mbajmë për çështje që mendojmë se janë parimore, por aty ne nuk diskutojmë letra me cilësime të subjekteve të partive politike, prandaj mbi aty parime mundohem të gjejmë marrëveshje”, ka deklaruar Mustafa./Gazeta Sinjali/.