image Isa Mustafa e Agim Veliu flasin pas takimit me ambasadorin amerikan – “topin” e gjuajnë tek VV-ja

Kosovë

Koalicion/ Isa Mustafa e Agim Veliu flasin pas takimit me ambasadorin amerikan – “topin” e gjuajnë tek VV-ja

news image

Pas takimit të sotëm me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, ka folur kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka thënë se zgjidhjen duhet ta japë Lëvizja Vetëvendosje e jo LDK-ja.

Mustafa nuk foli gjatë para mediave pas takimit me Kosnett-in, ai u shpreh se zgjidhja i takon VV-së.

“Zgjidhjen e japin ata jo ne”, tha Mustafa.

Ndërkaq pas këtij takimi ka folur edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Njëjtë si Mustafa, edhe Veliu ka thënë se përgjegjësia është e Vetëvendosjes.

Veliu ka thënë se nuk mund të flasë për ofertën e Kurtit, pasi sipas tij, nuk është shqyrtuar ende në organet e LDK-së.

“Ne po presim një zgjidhje nga Vetëvendosja, një zgjidhje e cila është funksionale për të dyja palët. Përgjegjësia sigurisht është e tyre, që të ofrojnë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Po e theksoj se jemi në pritje”.

“Ofertat e Kurtit ne nuk i kemi shqyrtuar në organet tona, sepse oferta të veçanta ne nuk shqyrtojmë, kemi bisedu në organet e LDK-së për parimet të cilat duhet t’i ketë një qeverisje”, është shprehur Veliu.