image Irani sulmon Shqipërinë, publikon emrat e 450 punonjësve të Shërbimit Sekret Shqiptar

Shqipëri

Irani sulmon Shqipërinë, publikon emrat e 450 punonjësve të Shërbimit Sekret Shqiptar

news image

Një listë me rreth 450 emra të punonjësve të administratës së Shërbimit Sekret Shqiptar është bërë publike pak orë më parë nga grupi i hakerave Homeland Justice.

Lista përmban gjeneralitetet e plota të punonjësve, e-mailet, pozicionet e punës dhe pjesërisht numra telefoni.

Kjo është hera e parë që hakerat publikojnë dokumente nga shërbimi informative një institucion që duhet ruajtur dhe që janë investuar miliona para për të ruajtur të dhëna sensitive nga sulmet kibernetike.

Megjithatë vlen të theksohet se emrat e publikuar janë punonjës administrate dhe identitetet e informatorëve nuk janë ekspozuar. Megjithatë SHISH është një institucion sekret ku punonjësit qoftë edhe të administratës nuk duhet të ekspozohen për publikun.

Ky sulm i paprecedentë që cënon sigurinë kombëtare jo për të sulmuar qeverinë e korruptuar siç deklarojnë hakerat, por për të krijuar destabilitet në vend si shenjë hakmarrje pasi strehon prej vitesh opozitën iraniane MEK në Manëz të Durrësit.

Më 10 shtator Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-Albania.

Ata arritën të hakerojnë dhe publikojnë të dhëna sensitive të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, siç ishin komunikime sekrete me partnerët ndërkombëtarë për çështje delikate, duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Ndërsa disa ditë më parë, hakerat e Homeland Justice kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Top Channel dënon aktin e rëndë kriminal që synon dëmtimin e institucioneve të sigurisë kombëtare siç është shërbimi informativ. Sulmi Iranit duke nxjerrë emrat dhe detyrat e punonjësve të shërbimit të sigurisë është një cënim brutal që i vjen Shqipërisë nga një shtet i huaj./TCH/

/GazetaSinjali/