image Irakianët ia mësyejnë Kosovës përmes Shqipërisë

Kosovë

Klandestinë/ Irakianët ia mësyejnë Kosovës përmes Shqipërisë

news image

Policia e Kukësit ka shoqëruar dje 26 shtetas irakianë, që ishin futur klandestinë në territorin shqiptar dhe kishin si destinacion Kosovën, shkruajnë mediet shqiptare.

Mësohet se mes të shoqëruarve ka burra, gra dhe fëmijë të moshës 4-13 vjeç.

Klandestinët ishin futur në qytetin e Kukësit gjatë paradites së djeshme dhe kishim si qëllim kalimin në e kufirit Shqipëri-Kosovë, përmes Morinës.

Policia po merr në pyetje personat e shoqëruar dhe po punohet për zbardhjen e arsyeve të mbërritjes së tyre në Kukës./Gazeta Sinjali/