Federata Ndërkombëtare e Xhudos, e ka shpallur Ipponin e xhudistes kosovare Distria Krasniqit, si më të mirin në Mastersin e Kinës. Ippon ky të cilin xhudistja kosovare e bëri në sfidën kundër Narantsetseg Ganbaatar.
IJF përmes rrjetit social Twitter, ka bërë të ditur se i ka përzgjedhur pesë Ipponet më të mira dhe ai Distrias pozicionohet në vendin e parë, transmeton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se Distria Krasniqi, javën e kaluar fitoi medaljën e artë në Mastersin e xhudos në Qingdao të Kinës.
Krasniqit medalja i artë i solli edhe 1800 pikë të tjera oplimike/Gazeta Sinjalit/