image Inzaghi ndjen keqardhje për fitoren e Interit ndaj Portos

Futboll

Inzaghi ndjen keqardhje për fitoren e Interit ndaj Portos

news image

Simone Inzaghi ka ‘keqardhje’ që Interi arriti të mposhtë FC Porton vetëm 1-0 në San Siro në ndeshjen e parë të 16-tës së Ligës së Kampionëve.

Ishte një ndeshje mjaft e barabartë në San Siro me pritje të mëdha si nga Diogo Costa ashtu edhe nga Andre Onana, por kur Otavio mori një karton të kuq, ‘Nerazzurri’ e shfrytëzuan situatën maksimalisht.

Zikaltrit fituan minimalisht 1-0, me golin e Romelu Lukakut në minutën e 86-të.

Pas ndeshjes, tekniku i Inter, Inzaghi ndjeu keqardhje që klubi i tij nuk arriti të konkretiziojë më shumë raste.

“Ne luajtëm mirë kundër një skuadre shumë fizike. Ka keqardhje që nuk arritëm të konvertonim disa nga rastet e pjesës së parë, ndërsa rrezikuam pas pushimit në kundërsulm, por zëvendësimet ndihmuan”, tha Inzaghi për Amazon Prime Italia.

“Ne donim të bënim diçka më shumë, por ishte një paraqitje e shkëlqyer në rrethanat. Ne duhet të kishim qenë më të shpejtë duke lëvizur topin dhe duke e ndërtuar nga prapa. Nuk ishte e lehtë me Porton që ushtronte presion kaq agresiv, por ne e merituam të kalonim në avantazh në pjesën e parë.”

Ndryshimet ishin vendimtare, pasi Lukaku dhe Marcelo Brozovic erdhën nga pankina, ndërsa Robin Gosens gjithashtu i tronditi gjërat.

“Të gjithë luajtën mirë, kam nevojë për kontributin e të gjithëve dhe ne e dimë se ka shumë ndeshje për të luajtur këtë sezon, kështu që të gjithë do të kenë shansin e tyre.”

Interi është në një pozicion për të arritur potencialisht në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në 12 vjet, pasi tashmë ka befasuar duke eliminuar Barcelonën në fazën e grupeve.

/GazetaSinjali/