Simone Inzaghi ka pranuar se ishte ‘i shqetësuar’ për t’u përballur me Romën e Jose Mourinhos, pasi Nerazurët fituan 3-1 ndaj kryeqytetasve.
Siç qëndrojnë gjërat, Interi është në krye të tabelës me një pikë epërsi ndaj Milanit dhe të dyja skuadrat kanë luajtur aktualisht 33 ndeshje.
Kjo për shkak se kuqezinjtë vizitojnë Lazion nesër në mbrëmje, ndërsa Nerazzurrët luajnë ndeshjen e tyre në dorë kundër Bolognas të mërkurën.
“Unë jam mbi të gjitha krenar për përqendrimin e djemve të mi, pasi isha i shqetësuar se ishin tre ditë pas derbit të Kupës së Italisë kundër një skuadre që ishte e pamposhtur në 12 xhiro me lojtarë të mëdhenj në formë të mirë,” tha Inzaghi për DAZN.
“Ne kishim nevojë për një performancë të nivelit të lartë dhe lojtarët absolutisht më dhanë këtë.”
Lautaro Martinez ishte në krizë për disa muaj, por nuk mund të ndalojë së shënuari për momentin.
“Ai kishte nevojë vetëm për gola, kjo është e gjitha. Nuk ka qenë kurrë problem për mua, ka pasur një periudhë kur ai nuk shënonte, por ishte gjithmonë në pozicionet e duhura. Ai pushonte herë pas here, si të gjithë, ai po bën mirë tani dhe duhet të vazhdojë kështu.”
“Ne duhej të jepnim maksimumin, djemtë u rikuperuan kaq shpejt nga Coppa Italia dhe ishte fitorja e pestë radhazi, por ende asgjë nuk është arritur.
“Ne e kemi këtë ndeshje të planifikuar në mesjavë kundër Bolognas, gjithçka është ende për t’u bërë. Është një garë intensive, arritëm edhe në finalen e Kupës së Italisë, kështu që duhet të balancojmë energjitë fizike dhe psikologjike gjatë kësaj periudhe. Ne duam t’i përballojmë të gjithë me kokën lart”, deklaroi Inzaghi.