image Inva Mula zbulon emrat e artistëve që i janë bashkuar nismës së saj

Inva Mula zbulon emrat e artistëve që i janë bashkuar nismës së saj

news image

Inva Mula ka folur për nismën ndërmarrë për të kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti.

“Koncerti do mbahet në Durrës. Shumë më thonë se kush do vijë në Durrës për këtë koncert, pasi Durrësi tani është një qytet fantazmë. Është moment që Tirana të shkojë në Durrës. Tirana duhet të dalë në mbështetje të Durrësit.

Dua të jem e qartë me datën. Koncerti do mbahet me datë 8 dhjetor. Sapo dëgjuan për nismën të shumtë janë ata artistë që më kanë shkruar. Irma Libohova, Eranda Libohova, Aurela Gaçe, Denis Vishka, Mirush Kabashi, Xhevat Mani e shumë të tjerë që janë ofruar për këtë kontribut”, tha Inva Mula. /Gazeta Sinjali/