Interi ka shënuar fitore ndaj Atalantas në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 26-të të Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Në pjesë ne parë dy skuadrat luftuan për të shënuar gol, por që munguan rastet për gol.
Kurse, në minutën e 54-të, golin për nikoqirët e shënoi mbrojtësi Milan Skriniar që me një gjuajtje të bukur gjeti rrjetën për 1:0.
Me këtë fitore, Interi vazhdon të mbetet lider në Serie A me 62 pikë, gjashtë më shumë se Milani që gjindet në pozitën e dytë./Gazeta Sinjali Sporti/