Interi tregoi klas për të uruar rivalët e tyre të qytetit Milan, të cilët fituan Scudetton pas një pritjeje 11-vjeçare.
Ishte një betejë pikërisht në raundin e fundit të sezonit 2021-22, kuqezinjtë e dinin se u duhej të paktën një pikë ndaj Sassuolos për të siguruar titullin.
Ata ia dolën më mirë se kaq, duke fituar 3-0 në stadiumin Mapei me një dygolësh të Olivier Giroud dhe një tjetër nga Franck Kessie, të tre me asistimet e Rafael Leaos.
Interi mundi Sampdorian me të njëjtin rezultat në San Siro, por nuk mjaftoi për të ruajtur titullin që ata kishin fituar nën drejtimin e Antonio Contes sezonin e kaluar.
“Urime AC Milan. Ka qenë një garë e shkëlqyer këtë vit. Shihemi sezonin e ardhshëm”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.
Ka qenë ende një kampanjë e suksesshme për Interin në sezonin debutues të Simone Inzaghit, pasi ata fituan Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.
Në të dyja rastet, ata mposhtën Juventusin në finale në kohën shtesë, ndërsa arritën edhe në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, Milani festoi me një postim në Twitter duke cituar thirrjen që bën çdo fitues i titullit italian: ‘Jemi ne, jemi ne, ne jemi kampionët e Italisë!’