Inter ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Napolit, në kryendeshjen e xhiros së 13-të në Seria A.
“Neurazzurrët” ia dolën të arkëtojnë pikët e plota duke fituar me rezultat të ngushtë 3 – 2.
Napoli fillimisht kaloi në epërsi përmes Zielinski që u asistua nga Insigne (17′).
Por, gëzimi i “Napolitanëve” zgjati tetë minuta, pasi sulmuesi Hakan Çalhanoglu realizoi nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin (25′).
Ndërsa, krejt në fundin e pjesës së parë, në skenë doli Ivan Perisic që shënoi me kokë pas një harkimi të Çalhanoglut për të përmbysur rezultatin (44′).
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Interin që gjetën golin e tretë, pas një kundëraksioni të shpejtë, të cilën e konkretizoi Lautaro Martinez (61′).
E tëra që bëri Napoli, ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit i Dries Mertens që realizoi supergol nga distanca (78′).
Pas kësaj humbje, Napoli mban kreun me 32 pikë, derisa Inter renditët në pozitën e tretë me 28 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/