Klubi italian Inter ka shprehur interesim për sulmuesin e Newcastle United, Miguel Almiron, shkruan Sinjali Sportiv.
Almiron është njëri ndër yjet më të mirë të Kombëtares së Paraguait, i cili aktualisht është lojtar i klubit anglez Newcastle, ku kaloi nga Atalanta United për një shumë rreth 24 milionë eurosh, në janar të vitit 2019.
26-vjeçari ka arritur të bëjë 62 paraqitje për Newcastle, duke shënuar 9 gola dhe duke regjistruar 5 asistime deri më tani.
Tani agjenti i tij për “Europa Calcio”, ka thënë se për lojtarin ka shprehur interesim Interi së bashku me disa klube të mëdha, të cilat garojnë në Spanjë dhe Itali.
“Interi ka treguar interesim për Almiron, por nuk ka ende asgjë definitive,” tha Daniel Campos, agjenti i Almiros. /Sinjali Sportiv/