Gjiganti italian, Inter, po synon ta mbajë në ekip Lautaro Martinez.
Inter është shumë afër të humb yllin e tyre Romelu Lukaku që do të kalojë te Chelsea.
Megjithatë gjiganti italian nuk është e interesuar ta shesë edhe sulmuesin tjetër Lautaro Martinez.
Sipas “Corriere dello Sport”, “Nerazzurët” kanë refuzuar një ofertë tejet të lartë nga Tottenhami për futbollistin e tyre.
Raportohet se oferta ishte 85 milionë euro plus 10 milionë bonuse, por përgjigja e kampionit të Italisë ishte negative.
Gjiganti italian nuk pritet të bëjë më largime, vetëm sa do të përforcohet që të zëvendësojë Lukakun. /Gazeta Sinjali Sporti/