Interi ka filluar negociatat me Lautaro Martinezin për zgjatjen e kontratës, raporton Sinjali Sport.
Nerazzurri kanë rezervuar një takim për javën e ardhshme me Lautaro Martinezin dhe agjentin e tij për të biseduar për kontratën e re.
Skuadra nga Milano është e përgatitur t’i ofrojë argjentinasit një rinovim deri në qershorin e vitit 2026.
Për këtë raportuan mediat italiane, ku një nga më të besuarit, Fabrizio Romano, ka raportuar në “Twitter”.
Inter have scheduled a meeting with Lautaro Martinez and his agent next week – talks set to be opened on a new contract. Negotiations to extend the agreement until June 2026. ???????????? #Inter #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2021
Sulmuesi 23-vjeçar është pjesë e skuadrës nga qyteti i modës prej vitit 2018, ku është paraqitur në 100 ndeshje, duke i realizuar 37 gola. /Gazeta Sinjali Sporti/