image Interi mposht Juventusin, fiton Kupën e Italisë për herë të parë në 11 vite

Futboll

Interi mposht Juventusin, fiton Kupën e Italisë për herë të parë në 11 vite

news image

Interi ka triumfuar në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Në një ndeshje ku pati epërsi e përmbysje sa nga një anë dhe nga ana tjetër, Interi doli fituesi pas kohës së vazhdimeve duke fituar me rezultat 4-2 në 120 minuta.

45 minutëshi i parë i takoi Interit me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar të Nicolo Barellas në minutën e shtatë.

45 minutëshi i dytë i nisi furishëm nga skuadra e Juventusit ku realizuan dy gola të shpejtë për të përmbysur rezultatin.

Fillimisht mbrojtësi i majtë Alex Sandro barazoi shifrat në minutën e 48-të, teksa dy minuta më vonë Dusan Vlahovic shënoi golin e dytë në minutën e 50-të.

Zikaltrit barazuan shifrat në minutën e 80-të, kur Hakan Calhanoglu shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 2-2, për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Vazhdimet i takuan zikaltërve duke shënuar dy gola të tjerë në katër minuta, gjatë pjesës së parë të vazhdimeve.

Kroati Ivan Perisic realizoi nga penalltia në minutën e 98-të, teksa i njëjti shënoi katër minuta më vonë, duke realizuar një eurogol në minutën e 104-të.

Pjesa e dytë e vazhdimeve nuk solli më golla, teksa rezultati brenda 120 minutave u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Interi fiton kështu Kupën e Italisë, duke e sjellur trofeun për herë të parë që nga 2010-11.

Ky është titulli i 8-të i Kupës së Italisë në histori të klubit zikaltër.

/GazetaSinjaliSport/