Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është rikuperuar nga COVID dhe tashmë ka filluar stërvitjen përpara ndeshjes të së dielës kundër Juventusit, transmeton Gazeta Sinjali.
Javën e kaluar, sulmuesi argjentinas rezultoi pozitiv me koronavirus dhe nuk udhëtoi në Amerikën e Jugut për detyrën ndërkombëtare me Argjentinën.
‘El Toro’ tani ka pranuar një test negativ, një javë pas testit të tij pozitiv dhe ‘La Gazzetta dello Sport’ raporton se sulmuesi u kthye menjëherë në ‘Appiano Gentile’ për të stërvitur përpara ndeshjes derbi ndaj Juventusit.
Lautaro ka shënuar vetëm pesë gola që nga janari, tre në Serie A (një hat-trick kundër Salernitana), një kundër Juventusit në finalen e Superkupës dhe një kundër Liverpoolit në Anfield.