Interi u takua me Empolin në kuadër të 1/8-ës së finales në Coppa Italia, raporton Sinjali Sport.
Nerazzuri fitojë në “Giuseppe Meazza”, me mjaft vështirësi, pasi iu deshën vazhdime qa ta arrijnë kualifikimin.
Koha e rregullt përfundoi baras 2-2, ndërsa pas 30 minutave me vazhdime vendasit shënuan fitore me rezultat 3-2.
Sanchez i kaloi vendasit në epërsi duke menduar se kanë punë të lehtë, por mysafirët përmbysën gjithçka.
Supergoli i shqiptarit, Nedim Bajrami i asistuar nga Kristjan Asllani, barazoi rezultatin.
Pastaj Cutrone, i kaloi mysafirët në avantazh, kurse Ranocchia në minutën e 91-të i barazoi shifrat.
Fitoren Interit ia solli, Stefano Sensi, i cili në minutën e 104-të të vazhdimeve, e realizoi golin e triumfit.
Për Empolin u paraqitën për mrekulli tre shqiptarët, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Ardian Ismajli.