Skuadra e Interit ka arritur që të sigurojë një vend për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka mposhtur Fiorentinën, vetëm pas vazhdimeve.
Ndeshja e rregullt prej 90-të minutave u mbyll me rezultatin 1-1. Fillimisht ‘Nerazzurrët’ në epërsi i kaloi Arturo Vidal në minutën e 40-të me golin e shënuar nga pika e bardhë, për të barazuar pastaj Christian Kouame në minutën e 57-të.
Kur të gjithë mendonin se ndeshja në ‘Artemio Franchi’ po shkonte drejt penalltive, në skenë u shfaq sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 119-të.
Pas kësaj fitore, Interi ka kaluar në çerekfinale dhe aty do takohet me rivalin lokal, Milanin. /Sinjali Sport/.