image Interit i humbet durimi, i jep "ultimatum" PSG-së për Skriniar

Futboll

Interit i humbet durimi, i jep “ultimatum” PSG-së për Skriniar

news image

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është në nxitim për të arritur një marrëveshje me PSG-në për Milan Skriniar, kështu që ata i kanë thënë gjigantëve të Ligue 1 se duhet të finalizojnë marrëveshjen brenda një jave.

Reprezentuesi sllovak është ylli që Interi duhet të sakrifikojë për të balancuar financat. Nerazzurrët kanë qenë në bisedime me PSG-në për disa javë, pa arritur një marrëveshje për çmimin e mbrojtësit.

Sipas “Gazzettas”, oferta e fundit e PSG-së ishte 60 milionë euro plus Julian Draxler, jo e mjaftueshme për Interin që po kërkon një ofertë në para për ish-lojtarin e Sampdorias.

Gjigantët e Serisë A janë të hapur për të shitur mbrojtësin për rreth 70 milionë euro dhe kanë pritur ofertën e re të PSG-së për gati dy javë. Si Interi ashtu edhe Skriniar duan qartësi në lidhje me të ardhmen, kështu që drejtorët e Interit thuhet se kanë informuar gjigantët e Ligue 1 se nuk do të presin më shumë se një javë për ofertën e tyre të përmirësuar.

Nëse PSG nuk e ngre ofertën e tyre, Nerazzurrët do të përpiqen të gjejnë kërkues të tjerë për reprezentuesin slloven ose të përpiqen të shesin lojtarë të tjerë që kanë tërhequr interes nga klubet evropiane. Mes tyre Stefan de Vrij apo Denzel Dumfries, duke e ditur se vlera e transferimit të të dy lojtarëve nuk është aq e lartë sa ajo e Skriniar.

Interi ka një marrëveshje me zëvendësuesin e mundshëm të Skriniar, Gleison Bremer, por duhet të shesë mbrojtësin e tyre përpara se të investojë në qendërmbrojtësin brazilian. Një tjetër arsye pse ata nxitojnë të kenë përditësime nga Parisi.

/GazetaSinjaliSport/