Interi ka fituar derbin e qytetit ndaj Milanit.
‘Neuazurët’ kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez në minutën e 34-të.
Me këtë fitore, Interi ngritet në pozitën e dytë me 43 pikë të mbledhura, 13 më pak sesa lideri Napoli që ka 56 pikë.
Ndërkohë për ‘Rosonerët’ kriza e rezultateve vazhdon, teksa tani shkojnë në pesë ndeshje radhazi pa fitore, përfshi këtu tre humbje të njëpasnjëshme, dhe dy barazime të tjera.
Kuqezinjtë po dënohen edhe nga renditja tabelare, ku tani kanë rënë në pozitën e 6-të me 38 pikë, aq sa kanë Atalanta dhe Lazio të cilat kanë rrëmbyer pozitat 4 dhe 5 për shkak të golaverazhit më të mirë, teksa Lazio ka gjithashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.