Tifozët dhe qytetarët e Kosovës duket se nuk janë edhe shumë të interesuar për miqësoren e Kombëtares së Kosovës që do ta luaj kundër Gjibraltarit më 10 tetor, raporton Gazeta Sinjali.
Përderisa, biletat e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet që luheshin në “Fadil Vokrri” shiteshin të gjitha me shpejtësi marramendëse, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe për ndeshjen miqësore.
Kosova që do të zhvillojë miqësoren me Gjibraltarin duket se nuk është me shumë interes për publiku e Kosovës ashtu siç po janë ndeshjet e vlefshme për Euro2020.
Biletat kanë dalur në shitje gjatë ditës së djeshme në ueb faqen tiks.app, por edhe sot ka bileta të lira që nuk është aspak e zakonshme për Kombëtaren e Kosovës.
Një faktor që mund të ketë ndikuar është edhe ndeshja e Kosovës që do ta zhvillojë kundër Malit të Zi më 14 tetor, që pritet të jetë njëra nga dy finalet e fundit për Kosovën.
Një fitore e Kosovës ndaj Malit të Zi do të thoshte shumë për Kosovën që është duke luftuar me Republikën e Çekisë për një vend në Euro2020. Kosova me një fitore eventuale ndaj Malit të Zi dhe ndaj Çekisë do të ishte në Euro2020/Gazeta Sinjali/