image Interesim i madh për vaksinim në sallën “1 Tetori” edhe në vikend

Shëndetësi

Interesim i madh për vaksinim në sallën “1 Tetori” edhe në vikend

news image

Shtimi rekord i rasteve me COVID-19 ka bërë që qendra e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë të jetë e stërmbushur me qytetarë të cilët duan të vaksinohen.

Pavarësisht se përkrahin masat e reja, qytetarët kundërshtojnë izolimin total, ndërsa preferojnë që të shtohet kujdesi dhe të vazhdon vaksinimi masiv.

Abdullah Miftari, pasi mori vaksinën kundër COVID-19 tha se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke mbajtur distancën dhe rralluar kontaktet me të tjerët.

Megjithatë, ai shton se Kosova nuk duhet të izolohet për shkak të gjendjes së rënd ekonomike.

“Para 10 minuta e mora dozën kështu që po e marr shumë normal. Çdo person që e kupton që ka me simptoma është mirë me u distancua edhe mos me pas kontakte me tjerët. Unë nuk e kisha preferuar izolimin meqenëse ata të cilët izolohen duhet me i pas edhe kushtet, puna duhet me ekzistu, pa punë nuk ka kurrgjë”, deklaron ai.

Edhe qytetari Ali Ahmeti, edhe pse mori vaksinën kërkon që të respektohen masat e vendosura nga Qeveria.

Me organizimin në sallën “1 Tetori” po shprehet i kënaqur.

Masat mirë që janë marrë për me u mbrojt, por masat duhet me i respektuar. Sot, e kam marrë dozën e parë me të 18 e kam të dytën, në rregull është çdo gjë,” tha ai për KP.

Masat e reja kundër COVID-19 kanë hyrë në fuqi nga dita e djeshme.

Dasmat, ahengjet dhe klubet e natës janë ndaluar deri në fund të gushtit. Ndërsa gastronomia u lejua të punojë deri në ora 22:30.

Gjatë ditës së djeshme pozitiv me COVID-19 rezultuan 2 mijë e 250 persona, ndërsa u shënuan katër viktima.

/GazetaSinjali/