Skuadra e Inter është shumë e interesuar që të transferoj mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.
Por, nuk do ta ketë të lehtë për shkak të shumës që po e kërkon Hellas Verona, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ‘Sky Italia’, Verona po kërkon 25M euro për mbrojtësin e talentuar shqiptar.
Inter po punon që këtë çmim ta zbresë sa më shumë që është e mundur./Gazeta Sinjali/