Interi ka rrëmbyer pikët e plota në udhëtim në xhiron e 10-të në Serie A, duke e mundur 2-0 Empolin. Roma ka fituar gjithashtu, duke e mposhtur 2-1 Cagliarin.
Pas barazimit me Juventusin, Interi ka rrëmbyer pikët e plota në Serie A.
Të besuarit e Inzaghit e mundën 2-0 në udhëtim Empolin.
D’Ambrosio dhe Federico Dimarco shënuan për fitoren e Interit që i është afruar në shtatë pikë Milanit.
Cagliari 1-2 Roma
Roma ka marrë tri pikë në xhiron e dhjetë në Serie A, duke e mundur 2-1 me përmbysje Cagliarin.
Leonardo Pavoletti i shokoi mysafirët duke shënua për 1-0 në min e 57’, por të besuarit e Mourinhos reaguan me golat e Ibanez dhe Pellegrini për ta fituar krejt sfidën.
Lazio 1-0 Fiorentina
Lazio ka arritur fitore minimale, duke marr tre pikë të rëndësishme, në xhiron e dhjetë të elitës së futbollit italian.
Pedro Rodriguez ishte heroi i vendasve, me golin e minutës së 52-të. /Gazeta Sinjali Sporti/