image Inter publikon listën me futbollistët për Ligën e Kampionëve, shtohen dy blerjet e reja

Futboll

Inter publikon listën me futbollistët për Ligën e Kampionëve, shtohen dy blerjet e reja

news image

Interi ka ndryshuar skuadrën në Ligës së Kampionëve pas afatit kalimtar të janarit, duke e rifreskuar me emra si Robin Gosens dhe Felipe Caicedo.

Nerazzurrët do të përballen me Liverpoolin, me ndeshjen e parë që zhvillohet në San Siro më 16 shkurt.

Trajneri Simone Inzaghi u lejua të bënte deri në tre ndryshime në listën që luajti pjesën e parë të turneut.

Gosens ka ardhur nga Atalanta, ndërsa Caicedo është shtuar në listë nga Genoa.

Stefano Sensi u hoq nga lista për shkak se u huazua te Sampdoria në afatin kalimtar të janarit.

Është fshirë edhe Aleksandar Kolarov dhe thuhet se ai do ta ndërpresë kontratën para kohe me pëlqim të dyanshëm.

Skuadra e Interit për Ligën e Kampionëve: 

Handanovic, Dumfries, Gagliardini, De Vrij, Alexis Sanchez, Vecino, Dzeko, Lautaro Martinez, Ranocchia, Perisic, Gosens, Correa, Calhanoglu, Cordaz, Vidal, Barella, Dimarco, D’Ambrosio, Darmian, S. , Brozovic, Caicedo, Bastoni, Radu.

/Gazeta Sinjali Sporti/