image Inter pranë tranferimit të portierit të Ajaxit

Futboll

Inter pranë tranferimit të portierit të Ajaxit

news image

Interi e di mirë se në pozitën e portierit nuk mund të mbështetet më te kapiteni Samir Handanoviç, për shkak moshës 37 vjeçare që e ka.

Për këtë motiv prej kohësh është vënë në ndjekje të Andre Onanës, portierit të Ajaksit, që monitorohet nga Marota që në merkaton e kaluar.

Kamerunasi, i cili nuk kishte luajtur prej 9 muajsh për shkak të pezullimit për thyerje disipline në Holandë, ka një kontratë që skadon në qershor 2022 dhe qysh në janar mund të nisë bisedimet për të gjetur një klub të ri.

Sipas “Tuttosport”, e ardhmja e 25-vjeçarit nuk është më enigmë dhe është pikërisht Interi klubi i ardhshëm i karrierës së tij.

Zikaltrit dhe gardiani kanë mes tyre një akord verbal, për një kontratë 4- vjeçare, gjatë së cilës Onana do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, me transferimin e tij në verë në Milano.

Përveç moshës e paraqitjeve të mira me fanellën e holandezëve dhe kombëtares, në favor të italianëve është edhe afrimi i tij me parametër zero, por Marota nuk ka hequr ende dorë nga ideja për ta sjellë në janar, gjithmonë pa shpenzuar.

Me zbardhjen e vendimit të mjekëve për Kristian Eriksenin, danezi që do ta shikonte me sy të mirë rikthimin tek Ajaksi ku nuk përbën problem defibrilatori në zemër, mund të përdorej për t’u shkëmbyer me portierin, duke realizuar kështu një goditje që do t’i kënaqte të gjitha palët. /Gazeta Sinjali Sporti/